Rihanna konfirmon lidhjen e saj të re me një puthje në publik

Rihanna konfirmon lidhjen e saj të re me një puthje në publik

Pas më shumë se një viti e gjysmë thashethemesh për jetën romantike të Rihanna-s, ajo bëri atë që të gjithë po e prisnin – një puthje publike me reperin amerikan , A$AP Rocky, transmeton Insajderi.

Dyshja më jo vetëm që po shihen në shoqërinë e njëri tjetrit, por më nuk po fshihen me gjestet e tyre të dashurisë.

Më parë, artisti kishte deklaruar se Rihanna është “dashuria e jetës së tij” pas një heshtje prej më shumë se 18 muaj.

Kujtojmë që këngëtarja ka filluar këtë lidhje pas disa lidhjeve të dështuara më parë.

Rihanna u nda nga ish-i dashuri i saj, miliarderi Hassan Jameel, në janar të 2020-ës./Insajderi.com