Ana Kabashi rritë temperaturat, pozon provokuese në veturë

Ana Kabashi rritë temperaturat, pozon provokuese në veturë

Këngëtarja Ana Kabashi është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, e cila njihet për fizikun e saj tërheqës, shkruan Insajderi.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.

Një gjë të tillë, bukuroshja nga Peja e ka bërë në fotografitë e fundit që i ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, e cila shihet veshur më bikini.

“Më trego që je shqiptar pa më treguar që je shqiptar”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë më pas, këngëtarja ka publikuar disa fotografi të reja, ku shihet teksa pozon me të njëjtën dukje pranë një veture të verdhë.

Ana nuk ka bërë të ditur nëse këto fotografi janë pamje të klipit të saj të ri, megjithatë sido që të jetë ajo duket mjaft tërheqëse dhe joshëse në ekspozimin e linjave të trupit.

Ana ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt në tregun muzikor./Insajderi.com