Mbrëmjen e kësaj të shtune, Donald dhe Romeo ishin të ftuar në emisioni Soirée me Jonida Shehun, të cilët kanë zbuluar edhe detaje nga jeta e tyre personale, shkruan Insajderi.
Binjakët kanë konfirmuar që për momentin nuk janë në një lidhje dhe mesa duket po shijojnë jetën e tyre single edhe për një kohë.
Ata ju kanë kthyer përgjigje edhe disa prej komenteve që ndjekësit kanë bërë për këngën e tyre “Margarita”.
Një ndër komentet ishte: “Bravo cuna. Kur po bën këngë Luli “Për’puthen”, jo më ju”.
Donald Veshaj në fillim u përgjigj duke pyetur se kush është Luli i “Për’puthen”, ndërsa më vonë shtoi se “e sheh Për’puthen”, moderuar nga Bora Zemani me të cilën ai ka patur një histori të bukur dashurie.
Po ashtu, dy vëllezërit folën për këngën që sapo kanë lançuar e titulluar “Margarita”, ku për tekstin e këngës janë kujdesur edhe Getinjo e Alban Kondi./Insajderi.com