Leonita Lekaj së bashku me të bijat në përkrahje të Granit Xhakës

Leonita Lekaj së bashku me të bijat në përkrahje të Granit Xhakës

Leonita Lekaj,bashkëshortja e Granit Xhakës është një nga përkrahëset më të mëdha të mesfushorit shqiptar, shkruan Insajderi.

Ajo çdo herë është prezencë në ndeshjet që ai luan, duke e mbështetur atë.

Këtë e ka dëshmuar edhe me postimin e fundit, marrë parasysh që Zvicra pritet të takohet me Les Blues sonte (e hënë) nga ora 21:00.

Ajo ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, ku shfaqet duke mbajtur në krah vajzën e porsalindur dhe në anën tjetër fëmijën e tyre të parë.

Leonita dhe Graniti janë prindër të dy vajzave.

“Të duam Granit Xhaka”, ka shkruar ajo duke uruar dhe shpresuar që të kalojnë në çerekfinale./Insajderi.com