Aktorja Andra Day më në fund theu heshtjen e saj në lidhje me thashethemet se ajo është në lidhje dashurie me aktorin fitues të Çmimit të Akademisë, Brad Pitt.
Sipas mediave të huaja, përcjell Insajderi, thashethemet në lidhje me marrëdhëniet e tyre të pretenduara filluan kur dyshja u panë së bashku në Academy Awards 2021.
Në një intervistë për ET, aktorja 36-vjeçare foli për marrëdhënien e saj me Brad Pitt.
Andra Day i tha ET se në Awards ata ishin takuar për herë të parë dhe se nuk e njohin njëri-tjetrin.
Sidoqoftë, ajo shtoi se aktori ishte i shkëlqyeshëm, super i talentuar dhe i mrekullueshëm./Insajderi.com