Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca së fundmi shënoi një tjetër ngjitje në karrierën e saj muzikore, shkruan Insajderi.
Ajo nënshkroi kontratë bashkëpunimi me kompaninë “Sony Music” e cila do të përkujdeset për të.
Ndërkohë, Luana vazhdon të jetë shumë e aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo projektet e ndryshme muzikore që ajo është duke lansuar.
Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft tërheqëse me një kostum ngjyrë ari dhe një pallto me shkëlqim.
Nuk dihet ende nëse këto poza do të jenë pjesë e klipit të ri të këngëtares e cila e ka paralajmëruar tash e një kohë.
Kujtojmë që se fundi Luana ka lansur projektit e saj të fundit të titulluar “1 mijë vjet”, e cila u prit mjaftë mirë nga fansat e moderatores./Insajderi.com