Stresi ka lansuar projektin e ri muzikor, të cilin e ka titulluar “Po foli i fundit”, i cili ka ngjallur reagime të ndryshme, shkrun Insajderi.
Kënga është pritur mjaftë mirë që nga momenti i lansimit.
Këngën e publikuar në platformën e popullarizuar të videove e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Projekti është prodhim i Enes Qosës, i cili e ka bërë edhe miksimin, ndërsa masterizimin e ka bërë Avaxus.
Është bërë e rëndomtë që këngët e zhanrit rep të përfshijnë në vetvete edhe elementet që njihen si ‘diss’.
E tillë është edhe “Po foli i fundit” që përmban në vete dedikime drejtuar kolegëve të Stresit.
Në këtë këngë përmendet Tayna, Ghetto Geasy, Ledri e shumë të tjerë./Insajderi.com