Tashmë janë bërë disa muaj që kur reperët Stresi dhe Noizy i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre të cilën e kanë filluar 11 vite më parë, shkruan Insajderi.
Këtë e ka njoftuar vet Stresi , gjersa Rigels Rajku në anën tjetër nuk është se ka bërë ndonjë reagim publik deri më tani.
Stresi së fundmi në një video live i është rikthyer sërish kësaj pjese dhe ka folur për sherrin e tyre, nga i cili përfunduan edhe në gjykatë.
Ai u shpreh i penduar për fjalët e tij të dikurshme duke thënë se mes tjerash edhe ka qenë i ndikuar nga persona me të cilët nuk flet sot.
“Je ka i del sipër njerëzve kot, ne jemi këtu mund të ia dalim bashkë, nuk do të dalin njerëzit siç ti mendon dhe ashtu ndodhi, por ç’rëndësi ka”, tregon Stresi për bisedën me Noizyn.
Kujtojmë së në projektin e fundit të publikuar nga Stresi përmendet edhe Noizy.
Aty reperi i kërkon falje por vetëm familjes së tij dhe jo personit në fjalë.
Ky projekt në veti përmban edhe dissat që i janë drejtuar estradës shqiptare, në mesin e tyre përmendet Ledri dhe Gehto Geasy./Insajderi.com