Reperi Stresi është çdo herë i komentuar për jetën e tij, e tashmë së fundi edhe më tepër pasi që ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Po foli i fundit”, shkruan Insajderi.
Ky projekt ishte një “diss” dedikuar disa artistëve të njohur të estradës shqiptare.
Në tekstin e kësaj kënge, Stresi i ka dedikuar disa fjalë labelit Babastars, teksa i ka përmendur me emra dhe nuk vonoi shumë edhe reagimi i menaxherit të këtij labeli.
Përmes një story të publikuar në rrjetet sociale, Dekorim Sahiti, ka ofenduar rëndë Stresin duke u shprehur “Nuk ke dhez në muzikë që 20 vjet”.
Pas kësaj ka ardhur menjëherë reagimi i Stresit i cili është shprehur shumë ashpër.
Kujtojmë që ky nuk është konflikti i parë i Stresit pasi që ai ka pasur konflikte edhe më parë më emra të njohur të estradës shqiptare, por më i njohuri është ai më Noizy.
Ata tashmë janë pajtuara pas 11 viteve konflikt./Insajderi.com