Humoristi, Rasim Thaçi – Cima, ka vdekur para pak muajsh, shkruan Insajderi.
Të shumta ishin ngushëllimet dhe fjalët e ndjera nga shumë fytyra publike, të cilët përshkruan aktorin më fjalët më të mira.
Ditën e djeshme i ndjeri kishte pasur ditëlindjen e me këtë rast nuk kanë munguar as fjalët emocionuese që familja e humoristit kishin shkruar në këtë ditë.
Ajo që morri më së shumti vëmendjen ishte një foto që kishte postuar djali i tij Artan Thaçi.
“Ditëlindja jote e parë pa ne” – kishte shkruar Artani përkrahë fotos.
Kujtojmë që Cima ishte njëri ndër aktorët më të mirë që kishte Kosova./Insajderi.com