Këngëtarja më famë botrore, Shakira ka ndërruar së fundmi foton e profilit të saj në Twitter dhe të gjithë fansat janë “çmendur”, nga reagimet në rrjetet sociale.
Fotografia e re e profilit përmban disa ngjyra të përziera si rozë, portokalli dhe e bardhë, që ngjason shumë me flamurin e lesbikeve.
Pas këtij ndryshimi një pjesë e madhe e fansave të artistes janë të bindur se ajo po përpiqet t’i tregojë gjithë botës se i përket këtij komuniteti.
“E njoh flamurin e lesbikeve kur e shoh”, ka shkruar dikush në një postim në Twitter. “Më shumë duket sikur Shakira po del hapur. Kam të drejtë apo kam të drejtë”, ka shkruar një tjetër.
Këngëtarja latine ka qenë larg vëmendjes mediatike për një kohë, derisa njoftoi se së shpejti do të publikonte këngën e saj “Don’t Start Noë”, që u lançua ditën e sotme.
Ndërkohë fotografia e saj e profilit ishte një formë promovimi për këngën e saj të re, por fansat janë të mendimit se pas saj fshihet një mesazh.
Megjithatë këto janë të gjitha spekulime dhe deri më tani as Shakira e as përfaqësues të saj nuk kanë reaguar.
Nga ana tjetër kujtojmë se Shakira është në një marrëdhënie prej shumë vitesh me futbollistin, Gerard Pique dhe ata janë prindër të dy djemve, Milan dhe Sasha./Insajderi.com