Ish-konkurrentet e emisionit” Për’puthen” Andi dhe Jasmina kishin një lidhje po dhe ndarje shumë të zhurmshme, shkruan Insajderi.
Ish-çifti simpatik që u pëlqye aq shumë nga publiku shkëputen çdo gjë në mënyrën më të keqe dhe me akuza kundër njëri-tjetrit pas ndarjes.
Se nuk ka ndonjë shanc për rikthim dhe situata mes tyre është e rëndë e vërtetoi edhe veprimi i Andit së fundmi që habiti të gjithë gjatë emsionit që është duke e moderuar ai.
Në emision ishte i ftuar, Fation Kuqari, i cili ishte për herë të parë pjesë e një emisioni në Kosovë.
Një nga pyetjet e përgatitura në zarf nga stafi ishte se kush ishte vajza më seksi në program Jasmina apo Ana 2?
Këtë pyetje Andi refuzoi ta lexonte dhe ia dha Fatjonit duke mos dashur të përmend me gojën e tij emrin e Jasminës.
Kjo u vërejt qartë nga shikuesit dhe ndjekësit e shumtë, të cilët nëse jo deri më tani, u bindën se një rikthim mes tyre është i pamundur.
Këtë gjë e ka lënë të nënkuptuar edhe Jasmina e cila ka mohuar që mund të këtë një ribashkim./Insajderi.com