Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, mëngjesin e së hënës është arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan Insajderi.
Ajo është arrestuar në lagjen Emish në Prishtinë para sallonit të saj.
Fjolla përndryshe është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.
Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.
Lidhur me arrestimin e saj gazeta ka pyetur Policinë e Kosovës, por akoma nuk kanë dalë me ndonjë konfirmim zyrtar.
Ndërkohë, Prive ka publikuar pamje nga arrestimi i saj./Insajderi.com