Modelja dhe aktorja Arta Nitaj është emër shumë i përfolur në mediat rozë, shkruan Insajderi.
Ajo ka folur për jetën e saj private dhe për preferencat e saj tek meshkujt.
Në emisionin Natë Vere në T7, Arta ka thënë se nuk do e pengonte nëse i dashuri i saj do të voziste veturë të tipit Golf 2.
“Mas pari bukurinë se kisha këqyr shumë, gjërat materiale krejt këto bijnë poshtë. Nuk më pengon, s’ka lidhje. E marrë në veturë temin i ndërrojmë veturat”, ka thënë Nitaj.
Gjatë intervistës, Arta po ashtu ka folur edhe për editimet që bënë ajo në fotografi, pasi që ajo është akuzuar për fotoshop.
Ajo ka pranuar që bënë editime por ka thënë që nuk e tepron./Insajderi.com