Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë Kosovën duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” që janë duke u mbajtur në Japoni.
Krenare me arritjen e sotme është shprehur edhe artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Rita ka shkruar në Instagram në gjuhën shqipe për suksesin që xhudistja me prejardhje nga Peja shënoi .
“Urime, Kosova lë gjurmë në Tokio 2020, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, ka shkruar Rita Ora në postimin e saj në InstaStory.
Mirënjohje për të arriturat e Krasniqit kanë shprehur gjithashtu edhe krerët e shtetit dhe një numër i madh fytyrash publike.
Distria Krasniqi është medalistja e artë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Pejania ka fituar ndeshjen e parë ndaj me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.
25-vjeçarja është medalistja e dytë e artë olimpike e Kosovës, pas Majlinda Kelmendit në “Rio 2016”./Insajderi.com