“Ka luftu shumë me qenë prezente”, Melinda rrëfen mes lotësh për humbjen e nënës

“Ka luftu shumë me qenë prezente”, Melinda rrëfen mes lotësh për humbjen e nënës

Reperja, Melinda Ademi është emër shumë i njohur në muzikën shqiptarë.

Ajo së fundi ka qënë e ftuar në një interviste ku ka folur për herë të parë për nënën e saj të ndjerë, e cila ndërroi jetë në mars pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ajo ka thënë së nëna e saj ka luftuar shumë më sëmundjen, dhe është shumë e lumtur që ka arrit me pa suksesin e saj.

“Ka luftu shumë me qenë prezentë, dhe jam shumë e lumtur që ka mundur me um pa duke përformu, me pas sukses. Më ka shty me qenë më e fortë, mos e me lan punën anash, vetë ka qenë shumë e fortë”, tha Melinda.

Reperja me tej, deklaroi se është mërzitur shumë pasi që nënë e saj nuk ka arritur të bëhet as gjyshe.

“U mërzit shumë, ndoshta e ka ditur që ka me shku dhe nuk ka dashtë. Ka dashtë me jetu, me na pa t’u u rrit dhe as nuk u bo gjyshe, shkoi shumë herët me 50 vjet. Kisha pas qejf me e kthyer dhe njëherë, por ka qenë e shkruar ashtu “, tregoi mes lotësh reperja.

Kujtojmë që Mëlinda ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë më një këngë të re, pas bashkëpunimit më Gjikon dhe Norën./Insajderi.com