Bashkëshortja e Wayne Rooneyt tregon se si ndihet, pasi atij iu publikuan pamjet me tri vajza të zhveshura në hotel

Bashkëshortja e Wayne Rooneyt tregon se si ndihet, pasi atij iu publikuan pamjet me tri vajza të zhveshura në hotel

Pas skandalit në të cilin është përfshirë të dielën, Wayne Rooneyt, ka pasur shumë zëra që ai dhe bashkëshortja e tij, Coleen Rooney janë ndarë.

Ajo ka deklaruar se do të qëndrojë pranë burrit të saj ,Wayne edhe pse ai u fotografua në një dhomë hoteli me tri femra.

“Nuk ka asnjë argument që Wayne të ketë bërë ndonjë gjë të keqe ose të sillet në mënyrë të papërshtatshme dhe një mik i vajzave këmbëngul se nuk kishte kontakte seksuale mes tyre”, ka deklaruar ajo.

Një burim i tha The Sun ka thënë se Coleen beson se Ëayne ishte në një situatë të kurdisur nga tri femrat dhe qëndron në mbështetje të tij.

Ata i thanë faqes në internet: “Coleen është plotësisht pas tij. Ajo e ndjen se ai ka qenë viktimë e një kurdisje”.

Më tej, thuhet se ata janë bashkë dhe mbështet versionin e tij.

“Ajo ka folur me të dhe po mbështet plotësisht versionin e tij të ngjarjeve. Ata janë bashkë”.

Trajneri i Derby County ishte fotografuar duke festuar në një klub nate pas miqësore të ekipit të tij kundër Salford City në fundjavë, para se fotot e tij në gjumë në një dhomë hoteli dhe selfiet e bëra me femrat u bënë virale në mediat sociale.

Imazhet dhe videot u shfaqën në Twitter të dielën në mëngjes, pasi u ndanë midis grupeve të tifozëve në WhatsApp./Insajderi.com