Ka tashmë një dekadë që rivaliteti i tyre në muzik është vënë në pah, por nuk ka munguar edhe ai personal.
Bëhet fjalë për reperin, Noizy dhe Ghetto Geasy, të cilët tashmë e një kohë i kanë dhënë fund problemeve në mes tyre.
Por, ajo çka është më befasuese është fakti që ata do të përformojnë në të njëjtin vend, gjë që nuk ka ndodhur me parë.
Ata do të jenë ‘bashkë’ në shtator në kuadër të “Alba Festival” që do të mbahet në Cyrih të Zvicrës mes datave 4 e 5.
Kujtojmë së në mbrëmjet muzikore që është duke i mbajtur, Noizy është duke i kënduar dissat e tij kundër Babastars.
Prandaj mbetet edhe enigma se si ata kanë pranuar që të këndojnë së bashku.
Bashkë më këta dy janë edhe emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare që do të marrin pjesë.
Elvana Gjata, Lumi B, Buta, Tayna dhe Ledri janë disa prej yjeve që do të përformojnë në këtë festival./Insajderi.com