Këngëtarja, Morena Taraku ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për falënderimet ndaj Serbisë, shkruan Insajderi.com
Ajo ka thënë së duhet mbahet mend tërmeti tragjik i 26 nëntorit që goditi Thumanën e Shqipërisë duke lënë të vdekur 51 persona.
“Shumë kosovarë, artistë ose jo dërguan ndihma me kamiona drejt vendit amë”, ka deklaruar ai.
Morena Taraku duke kujtuar atë kohë, ka shkruar rreth marrëveshjes së nënshkruar në Shkup mes tri shteteve: Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë për iniciativën e quajtur tashmë “Open Balkan”, apo që deri më tani ka qenë e njohur si ”Mini-schengen”.
Ajo ka treguar se si nga Turqia ka ardhur për të ndihmuar popullin shqiptar gjatë tërmetit shkatërrues.
Ajo më tej, tha kur u bënë më të dashur serbët së kosovarët?
“Por mos vallë folët ndonjëherë ose na dekoruat me ndonjë falënderim neve artistëve kosovar që qëndruam ditë e natë të zgjuar atje ku njerëzit e qeverise tënde as që kishin qenë ndonjëherë”, ka shkruar Morena./Insajderi.com