Këngëtarja e njohur shqiptare braktis muzikën për një pozitë në ujësjellës

Këngëtarja e njohur shqiptare braktis muzikën për një pozitë në ujësjellës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari ka kohë që nuk ka sjelle ndonjë projekt të ri muzikor, duke lënë anash kështu muzikën.

Siç duket ajo tashmë është emëruar me një post sa i përket sektorit publik.

Sipas një dokumenti të publikuar në rrjete sociale është identifikuar se Zaimina Vasjari është emëruar specialiste pranë ujësjellësit të Durrësit, në zonën e Shijakut me datën 10 qershor të këtij viti.

Në dokument, shkruan se ajo është emëruar në këtë detyrë në datë 10 qershor të këtij viti

Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit, Spartak Kovaçi dhe kategoria e të punësuarës është “Punonjëse e kategorisë së parë”.

Kujtojmë që Zaimina është e angazhuar edhe në dyqanin e saj të veshjeve, ku shume shpesh e shohim edhe në rolin e modeles duke prezantuar fustana./Insajderi.com