Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Fifi, është duke vazhduar që të marrë komente negative për pamjen e saj.
Ajo ka bërë një ndryshim në pamje gjatë vitit të kaluar ku bëri të ditur se hoqi plot 15 kilogramë, ku është komentuar mjaft shumë për linjat trupore.
Fifi se fundi kërkoi ndihmë prej ndjekësve duke i pyetur se si mund të marrë rreze dielli, pasi është shumë e bardhë.
Ajo ka marrë shumë pyetje ndër to është edhe disa mesazhe që kishin të bënin me peshën e saj.
“Fifi, e dashur dukesh sikur ke shtuar peshë sërish apo e kam gabim?”, është mesazhi që ka pranuar këngëtarja nga Ferizaj.
Pas kësaj ka reaguar edhe krijuesja e shumë hiteve e cila ka treguar se mesazhe të tilla merr shumë.
“A e di sa mesazhi më vjen me këtë lloj komenti. Ç’punë keni me a kam shtuar apo hequr. A mos jeni duke më mbajtur në shpinë? Apo po ua ha bukën? Se na lodhët. Tmerr”, u shpreh Fifi.
Kujtojmë që ditë më parë Fifi u ka treguar ndjekësve të saj se ndodhet në spital dhe po trajtohet me oksigjenoterapi.
“Kam nevojë të më kthehet zëri im, kam nevojë të frymoj”, ka shkruar Fifi në InstaStory.
Përndryshe, këngëtarja nga Gjilani ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi më Brunon të titulluar “ Fiksimi im”, projekt me të cilin kanë marrë pjesë në Këngën Magjike./Insajderi.com