Ermali tregon “tmerrin” që e kishte përjetuar para se të këndonte në një dasme: “Mu duke që mora sulm në zemër…”

Ermali tregon “tmerrin” që e kishte përjetuar para se të këndonte në një dasme: “Mu duke që mora sulm në zemër…”

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu është shumë i dashur për publikun.

Ai nuk heziton të ndajë momente gjatë karrierës së tij që i kanë ndodhur për fansat duke dashur që t’I këtë sa më afër vetës.

Ermali në emisionin “Prive” ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur në jetën e tij,

me 6 gusht të vitit 2015, para se të këndonte në një dasëm,  ku kishte pasur një problem shëndetësor, sulm paniku.

 

 

“Kam qenë i përgatitur me kënduar në një dasme në Prishtinë. Gjatë tërë ditës nuk isha ndje mirë. Para se të dal në skenë mu doke që mora sulm në zemër. Mu morë fryma dhe fillova të kem rrahje të mëdha të zemrës. Nuk e kisha nga emocionet”.

“Po i them një djali aty që punonte, ‘nuk po ndihem mirë, të lutem dërgom te mjeku’. Më kanë dërguar shpejtë në spital, më kanë dhënë infuzion. Më vonë e kam kuptuar që kam pasur sulm paniku”, tha ai.

 

Ai po ashtu tregoi se pasi që është kthyer nga spitali e ka vazhduar dasmën.

Në anën tjetër, kënga e fundit e Ermalit është bashkëpunimi më Gjikon.

Kënga titullohet” Sa të kam dasht”, e lansuar një muaj më para, e cila deri më tani numëron mbi 12 milionë klikime./SHQIP.com