Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, prej më shumë se një jave nuk është dukur më në rrjetet sociale.
Dhe pikërisht kjo gjë i ka shqetësuar fansat e saj të cilët janë kurioz të dinë se çfarë po ndodh realisht me të, pasi që ata janë mësuar që Shqipja të jetë aktive.
Mirëpo shume shpejt ish konkurrentja e Përputhen i ka shuar të gjithë dyshimet dhe ka zbuluar se pas zhdukjes së saj të fshihet një problem shëndetësor.
Ajo publikoi në Instastory disa imazhe, me anë të cilave tregoi se ka hequr një dhëmballë syri, e cila i rrezikonte shëndetin.
“Ju falënderoj të gjithëve që më keni pyetur se përse nuk kam qenë aktive në rrjete sociale… Pas një jave vuajtjeje, kunë këtë grafi mund të shihet një dhëmballë syri e thjeshtë dhe e shtrembëruar, por që kjo gjë e vogël, rrezikonte shëndetin tim duke lënë pasoja të mëdha…”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë që dalja e saj nga emisioni patë sjelle zhurmë të madhe.
Ajo ka dalur pas një konflikti që ka pasur me Tea Trifonin, që tashmë ato janë shoqe.
Shqipja ka treguar që tashmë është e dashuruar, por nuk ka zbuluar më shumë për të dashurin e saj./Insajderi.com