Është hedhur gaz lotsjellës gjatë koncertit të Goran Bregoviçit në “Festivalin e Korçës”.
I dyshuari është kapur, thonë burimet e Top Channel, transmeton Shqip.com
Në videot e publikuara në media, disa pjesëmarrës shihen duke fërkuar sytë, pas gazit lotsjellës.
Nuk kanë munguar edhe ata që kanë pyetur policinë për kontrollin që i kanë bërë të gjithë personave të pranishëm.
Para koncertit forcat e sigurisë kanë vëzhguar gjithë ambientin ku do të mbahej koncerti. /Insajderi.com