Ditën e djeshme, bashkëshortja e tij, Selvija festoi ditëlindjen e me këtë rast, Shpati vendosi ta urojë duke publikuar një foto të tyre në llogarinë e tij në Instagram, ku edhe njoftoi që do të bëhen prindër.
“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, që do të bëhet nënë së shpejti. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë!
E sidomos tani që po presim një engjëll! Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paça gjithmonë dashuri. Të dua shumë!”.
Të njëjtin urim, Kasapi e publikoi edhe në Instastory, aty ku mori edhe një përgjigje nga Selvija, e cila i shkroi: “Faleminderit shumë dashuri! Unë dhe bebushi të duam shumë!”.
Dyshimet se Selvija është shtatzënë për herë të parë lindën në muajin maj të këtij viti, kur ajo u fotografua në një qendër gjinekologjike.
Selvija dhe Shpati e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 9 qershor të këtij viti, në një ceremoni të fshehtë, ku të pranishëm kanë qenë vetëm familjarët e qiftit.
Tashmë familja e tyre po zgjerohet, por ende nuk dihet gjinia e foshnjës që pritet të vijë në jetë, por ky fakt i ka lumturuar pa masë qiftin e njohur.
Në anën tjetër Shpati është vazhdon të jetë i angazhuar më koncerte dhe dasma./Insajder.com