“Para hotel Grandit duhet me e vjerrë në konop”-Robert Berisha për rastin në Ferizaj

“Para hotel Grandit duhet me e vjerrë në konop”-Robert Berisha për rastin në Ferizaj

Robert Berisha ka reaguar për vdekjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, e cila dyshohet se është keqtrajtuar nga dy të rinj.

Këngëtari ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram një fotografi ku shihet ku shihet një pankartë e cila mban mbishkrimin “Hey qiki, një Kosovë mbrapa e ki”.

Ai në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar së personat si ai duhet me “i varë’.

“Ski çka i bon pandemisë e virusave, a qatyne burrave të ligë pa pike burrnie shume e thjeshte para hotel Grandit në  qendër të Prishtinës i vjerrë n’konop edhe krejt ata që e keqtrajtojnë një femër”, ka shkruar Roberti.

 

 

Të dielën një vajzë e vdekur u dërgua në spital, ndërsa personat kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Por, policia i kishte identifikuar disa orë më pas dhe njëri nga ta është dërguar në mbajtje.

Sipas policisë, 18 vjeçarja që u dërgua e vdekur në Spitalin Rajonal të Ferizajt, po dyshohet se është keqtrajtuar fizikisht e më pas ka gjetur vdekjen../Insajderi.com