“Kafshë, s’di qysh t’ka marrë gruaja që e ki n’shpi”- Arta Nitaj i reagon ashpër Xhevdet Pozharit

“Kafshë, s’di qysh t’ka marrë gruaja që e ki n’shpi”- Arta Nitaj i reagon ashpër Xhevdet Pozharit

Pas rastit të 18 vjeçares nga Ferizaj, reagimet qenë të shumta, por ai që ngjalli debat ishte reagimi i analistit, Xhevdet Pozhari.

Ky i fundit në një postim në Facebook se po aq sa është e rëndësishme edukimi i djemve është edhe i vajzave duke marrë një shembull lakminë ndaj vlerave materiale.

“E vërtetë se ne duhet të angazhohemi shumë për edukimin e djemve në këtë shoqëri, veçanërisht për respektin ndaj gjinisë femërore dhe t’i shembim stereotipet patriarkale.

Por, po aq e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”, ka deklaruar ai.

 

Ky shkrim nuk i ka pëlqyer modeles, Arta Nitaj, e cila i ka reaguar ashpër gazetarit, derisa i është drejtuar me fjalën kafshë.

“Gomar vet, debill…Kafshe, sdi qysh tka mar gruja qe e ki nshpi”, ka shkruar modelja Arta.

Të dielën një vajzë e vdekur u dërgua në spital, ndërsa personat kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

 

Ndryshe, policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të arratisurit Dardan Krivaqa, i cili është i dyshuar në vrasjen e 18 vjeçares./Insajderi.com