Vesa Luma për performancën e Bregoviqit: Kam menduar që organizatorët do të kishin dëgjuar zërat e familjarëve të të zhdukurve

Vesa Luma për performancën e Bregoviqit: Kam menduar që organizatorët do të kishin dëgjuar zërat e familjarëve të të zhdukurve

Edhe pas shumë kundërshtimeve për pjesëmarrjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë , ai ka përformuar.

Ai u ngjitë në skenën e festivalit të dielën (22 gusht) në natën e fundit.

Reagimet kanë vazhduar edhe pas performancës së tij, teksa një të tillë së fundmi e bëri këngëtarja, Vesa Luma.

Ajo thotë se ka menduar që organizatorët kanë dëgjuar zërat e familjarëve të  zhdukurve në Kosovë që dërguan letra për anulimin e këngëtarit të Kallashnikovit.

“Nuk e di pse deri në momentin e fundit mendova që organizatoret e koncertit minimumi do të kishin degju zërat të familjareve të të zhdukurve të Kosovës që iu drejtuan me letër lutje për anulim të këngëtarit të Kallashnikovit”, ka thënë ajo.

 

 Në anë tjetër, përformanca e tij nuk ka kaluar pa incidente, ku gjatë këndimet të tij është hedhur gaz lotsjellës.

Në videot e publikuara në media, disa pjesëmarrës shihen duke fërkuar sytë, pas gazit lotsjellës.

Nuk kanë munguar edhe ata që kanë pyetur policinë për kontrollin që i kanë bërë të gjithë personave të pranishëm.

Para koncertit forcat e sigurisë kanë vëzhguar gjithë ambientin ku do të mbahej koncerti./Insajderi.com