Rita Ora u tregon fansave dallimin mes nocioneve ‘shqiptare’ dhe ‘kosovare’

Rita Ora u tregon fansave dallimin mes nocioneve ‘shqiptare’ dhe ‘kosovare’

Rita Ora njihet është një ndër artistet shqiptare më të njohura e cila përmes talentit të saj dhe stilit të veçantë ka depërtuar në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ajo së fundi ka qenë pjesë e jurisë në “ The Voice Australi”, ku ka arritur që gjatë kësaj kohë që fama e saj të rritët.

Rita ishte mysafire në Wired ku i duhet të përgjigjet në pyetjet e publikut për të, të cilat e pyeten nëse je shqiptare.

Përgjigja e Rita Orës ishte “Po”, ndërsa Rita nuk ka hezituar të shpjegojë arsyen se përse deri tani ajo ishte prezantuar si shqiptare ndërsa tashmë përdor nocionin “kosovare”, por që vazhdon duke thënë se këto dy terme janë thuajse e njëjta gjë.

 

“Po, por më lini t’jua shpjegoj pak, është pak e komplikuar në rregull? Kosova është tani e pavarur, e cila nuk ka qenë më parë. Kështu që teknikisht, po, për disa vite unë do të thoja: Jam shqiptare, por unë aktualisht jam kosovare, por është kjo gjë është shumë e përafërt”, u shpreh Rita.

 

Kujtojmë që Rita tashmë ka zyrtarizuar lidhen më regjisorin e famshëm , Taika Waititi.

Qifti tani po jetojnë në Los Angeles së bashku, dhe lidhja e tyre veçse po shkon duke u forcuar çdo ditë e më shumë.

Kujtojmë se dalja e tyre e parë publike si çift ishte teksa parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Angelos.

Taika Waititi ka qenë i martuar më herët me producenten, Chelsea Winstanley, por ata u divorcuan në vitin 2018./Insajderi.com