Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet ashpër ndjekëses që e kritikoi për gishtin e mesit: Shiko punën tënde, mos ishte gishti për ty

Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet ashpër ndjekëses që e kritikoi për gishtin e mesit: Shiko punën tënde, mos ishte gishti për ty

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka qenë shumë aktive duke lansuar këngë të reja këtë sezon po ashtu edhe më mbrëmje muzikore.

Dafina kohë me parë ka njoftuar së është në prag të lansimit të albumit të saj më të ri, “Dafinë Moj” , i cili përfshinë plot këngë hite të këngëtares dhe bashkëpunime të shumta me artistë të ndryshëm vendorë.

E së fundi artistja ka postuar disa fotografi në Instagram ku ka treguar disa nga bashkëpunëtoret e saj.

Ajo në një fotografi të postuar shfaqet duke e treguar gishtin e mesit.

 

 

Dhe mu për këtë gjest, ajo mori disa kritika nga ndjekësit në hapësirën komenteve.

“Çfarë do të thuash me këtë gisht e dashur Dafina?”, kishte pyetur një ndjekëse në anglisht.

Lexo edhe:
Dafina sjell fotografi nga përgatitja e albumit me Tunën, Elinel dhe producentin Rzon

Pas kësaj nuk ka munguar kundërpërgjigja e Dafinës.

“A duhet të të shpjegohem ty ose dikujt tjetër e dashur? Më lini të jetoj dhe bëji vetes një favor e dashur, shko jeto tënden dhe ndalo së menduar punët dhe veprimet e të tjerëve! Zot jam kaq e lidhur nga njerëzit mendjelehtë si ti! Këtu e thash këtë! Mirupafshim”, ka shkuar Dafi.

 

Por debati nuk është ndalur me kaq, pasi një tjetër ndjekëse i ka replikuar këngëtares në po të njëjtin koment, duke mbrojtur komentuesen paraprake dhe duke i shkruar: “Jo, ajo nuk është mendjelehtë, ti nuk je e edukuar”.

Dafina nuk ka mundur të rezistojë pa iu kundërpërgjigjur edhe kësaj replike në një përgjigje të gjatë, ku thekson se ajo ndjehet në rregull me veten përderisa shikon vetëm punët e veta.

“Oh, haha e edukuar mjaftueshëm për të shikuar punët e mia Rita. Mos ta vura gishtin ty? Shush allahile. Kështu të qenurit e pafalshme të bën ty “jo të edukuar”? Ti je duke fyer inteligjencën time dhe mënyrën e edukimit të fëmijëve të mamasë time? Duhet të jesh e turpëruar nga vetja! Ti? Studente e mjekësisë? Edhe del nëpër rrjete sociale e i gjykon njerëzit? Gishtin mos ta qova ty? Ti me qen “njeri i mirë edhe i edukuar (më vjen të qesh)”, Qesh me këtë postim edhe më uro “fat” për punën e palodhshme që e kam bërë e jo të më tregosh mungesa tuaja që mi keq – e mi gjuan mua. Kalofsh mirë”, ka qenë përgjigja e këngëtares.

Ndërsa projekti i fundit i Dafina Zeqirit është ”Llafe Llafe”, të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me Lyrical Son më 8 gusht./SHQIP.com