Sopranoja kosovare, Arta Jashari vitin e kaluar u kujdes për pacientët e prekur me COVID-19 në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ajo këtë iniciative e mori pasi babai i saj e fitoi luftën me Coronavirusin.
Jashri përmes një postimi në Facebbok ka treguar përjetimet që ajo ka pasur vitin e kaluar kur babi i saj ishte i sëmurë dhe mënyren se si ajo është përkujdesur për një fqinjë.
“Në janar të këtij viti, pata marrë thirrjen prej fqinjëve tanë të moshuar , se ishte infektuar me COVID-19 dhe i kishin fëmijët jashtë vendit të gjithë. Atë kohë isha veç unë me të. Pata dalë prej provës në Filarmoni, shpesh ka ndodhë, i pata vesh rrobat e shkojsha me orë tana në sportive me u kujdese.
Me pyeti babi : Arta ku je? Dhe ia pata dërgu ketë foto ku isha. Pa fuqi me e shpëtua njeriun që na sillte 1 muaj rresht bukën të dera e shpisë kur ishte babi me një këmbe në varre atë kohë”, ka shkruar ajo.
Tutje, ajo u ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen, dhe të mos besojnë në ato çfarë flitet kundër vaksinës për Covid-19.
“Nuk ia doli Baca Ismet betejës , e thojsha t’kisha pas vaksinë , ish kthye në shpi qysh i premtova. Nuk po du me besu që ka njerëz që e kanë provu këtë moment edhe nuk VAKSINOHEN. A e dini o njerëz çfarë betejë është? Ju lutem mos besoni në thashetheme se po bohet shumë vonë !”, ka përfunduar ajo./Insajderi.com