Këngëtarja dhe moderatorja, Luana Vjollca shumë shpesh akuzohet për operacione plastike.
Edhe pse ajo vazhdon të komentohet për ndërhyrje, moderatorja e ekranit shqiptar nuk e ka pranuar asnjëherë një gjë të tillë.
Madje në lidhje më këtë ajo replikon kohë pas kohë edhe më fansat e saj duke ju reaguar.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundi në një fotografi të postuar nga ajo ku një ndjekëse e ka pyetur se çka ka natyrale.
Ok, po nga të tuat ça të ka mbetur?”, e pyeti një komentues në postimin e fundit.
“Gjitha vallai të miat janë, po ç’tu bëj juve unë që nuk bindeni”, është përgjigjur ajo.
Më pas, Vjollca ka publikuar edhe një fotografi nga fëmijëria e saj, derisa ka lënë të kuptohet se është e gjitha “bio”.
“ Ja për çka e kisha fjalën”, ka shkruar Luana në fotografinë ku shihet ajo./SHQIP.com