Afrim Muçiqi, është njëri ndër këngëtarët më të kërkuar për të kënduar në dasma, shkruan Insajderi.com
I ftuar në një interviste ai ka folur për një foto të tij që qarkullon nëpër rrjete sociale ku ai është i veshur me uniformë të UÇK-së.
Ai ka thënë se kushdo që i duket për të ofenduar në këtë foto, tregon kulturën e tij familjare dhe se ai mburret që ka foto me këtë uniformë.
Afrimi ka shtuar se kjo foto ishte bërë në një përvjetor të çlirimit të Kosovës.
“Është një foto ku mburrem që e kam këtë uniformë në shtëpinë time. Këtë foto e kam bërë për një përvjetor të çlirimit të Kosovës. Mburrem që e kam pasur veshur live”
“Pastaj i kam parë duke thënë se Afrim Muçiqi lëshon Kosovën pasi nuk lejohen dasmat. Unë nuk e kam lëshuar Kosovën në kohë të okupatorit e jo më tani. Këtu e shoh kulturën personale dhe familjare të disa njerëzve që u ka ra në dorë ky Facebook e Instagram. Nuk dua të më duan të gjithë. Por së paku të kemi pak kulturë”, ka thënë ai në emisionin Natë Vere.
Këngëtari gjatë intervistës tha se këtë verë nuk morën shumë bakshishe.
“Kush të ka rrejt e kush të ka mashtrue është një këngë…nuk e di por sinqerisht sivjet nuk ka pasur bakshishe në krahasim me vitet e kaluara. Ajo është shumë evidente”, pohoi ai./Insajderi.com