Young Zerka tregon befasinë e radhës

Young Zerka tregon befasinë e radhës

Young Zerka, ka kohë që ka paralajmëruar projektin e ri muzikor duke mos dhënë detaje, shkruan SHQIP.com

Por, siç duket pritjeve i ka ardhur fundi pasi që ai ka vendos t’i gëzoj fansat duke publikuar një imazh në Instagram.

Ai tregoi që nesër në ora 17:00, do të publikohet kënga e titulluar, “Desire”, e cila është e realizuar me videoklip.

 

 

Ky projekt vjen një muaj pas lansimit të projektit të tij të fundit, i cili ishte në bashkëpunim me Alandyn.

Projekti është pëlqyer nga fansat e dyshes ku deri më tani ka marrë rreth 400 mijë klikime në platformën Youtube.