Andi Artani i cili u bë i njohur nga emisioni “Per’puthen’, ka befasuar publikun si prezantues pas daljes nga aty.
Pas paralajmërimit që do të moderojë një emision live shumë nga fansat ishin skeptik për suksesin e tij, por siç duket Andi e kishte talent.
Ai ka përfunduar më sukses sezonin e këtij emisioni dhe në episoden e fundit është përmbyllur me befasi për moderatorët dhe stafin që punuan në atë projekt.
Moderatori Andi Artani u përlot në studio pasi u surprizua nga prindërit e tij.
Nëpërmjet një videoje prindërit e tij i treguan se sa krenarë ishin për të arriturat e tij.
“Jam shumë krenar me të me të arriturat e tij deri më sot. Besoj se ka me arrit shumë më shumë në të ardhmen”, tha babai i tij.
“Në T7 si moderator ka bërë një punë e mahnitshme dhe na ka befasuar. Suksese të mëtutjeshme”, shtoi nëna e tij.
Rikujtomë se emisioni ka filluar nga 12 korrik të këtij viti dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë prap më këta prezatues./Insajderi.com