Emisioni “Për’puthen” të hënën ka nisur sezonin e tretë nën komandën e moderatorës, Bora Zemani.
Janë 16 djem dhe 5 vajza që do të ulën në karriget e beqarëve, për të gjetur dashurinë e tyre.
Ndërsa, mbrëmë janë prezantuar tetë djem dhe një vajzë e cila ka lënë Danimarkën për të ardhur në këtë program.
Por ajo që ka rënë në sy në këtë prezantim është që deri më tani pjesë e emisionit është edhe një djalë nga Kosova.
Argjend Rraci është 27-vjeç, ka lindur në Pejë dhe aktualisht jeton në Gjermani, ku edhe punon si recepsionist.
Por, si duket vajzat nga Kosova ende nuk kanë marrë guximin që të përballën më këtë sfidë, pasi që siç është bërë e ditur nga autorja e këtij emisioni asnjë vajzë kosovare nuk ka aplikuar.