Këngëtarja, Shkenda Dubova e ka humbur babain, Shaip Dubovën nga Covid-19.
Lajmin për vdekjen e Shaip Dubovës e ka dhënë djali i tij i vetëm, Ardian Dubova.
“Të nderuar farefis, shokë e dashamirë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai jonë Shaip Dubova”, ishte shkrimi i Ardianit që ka bashkangjitur edhe fotografinë e të ndjerit.
Lajmi më pas është konfirmuar edhe nga vetë, Shkënda në një postim në llogarinë e saj në Instagram.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka shtuar se fakti që Dubova ka vdekur nga COVID-19 është alarm për popullatën që të vaksinohen.
“Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Lutfi Hazirit./SHQIP.com