Pasi që u largua, Arilena Ara rikthen 2po2 në skenën muzikore

Pasi që u largua, Arilena Ara rikthen 2po2 në skenën muzikore

Arilena Ara, po vazhdonë që t’i publikojë këngët e albumit të saj më të ri, i cili pritet të lansohet shumë shpejtë.

Ajo pak ditë më parë publikoi këngën me Dafina Zeqirin, ndërsa tashmë ka paralajmëruar një tjetër.

Arilena  zbuloi befasinë tjetër për fansat dhe publikun duke treguar se ka bashkëpunuar me reperin 2po2, i cili muaj më parë ka deklaruar se nuk do jetë më pjesë e estradës.

Ajo në Instagram në një fotografi të publikuar tregon që ai po rikthehet.

”Welcome back, Djali i keq”, është shkruar në përshkrim duke etiketuar reperin.

 

 

Në anën tjetër, bashkëpunimi me këngëtaren, Dafina Zeqiri është pritur mjaftë mirë, pasi që vetëm një javë që nga lansimi ka marrë afro 1.5 milionë klikime në platformën Youtube./Insajderi.com