Gjykata Greke merr vendim për ekstradimin e bashkëshortit të Angela Martinit

Gjykata Greke merr vendim për ekstradimin e bashkëshortit të Angela Martinit

Gjykata e Apelit në Syros të Greqisë ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e të arratisurit Dragos Savulescu në Rumani, i cili njihet si bashkëshorti i Angela Martinit.

Ai u vendosë që të lejohet që të shkojë i lirë në Milano të Italisë.

Informacioni u konfirmua nga burimet gjyqësore për mediumin rumun G4Media.ro.

Kjo është hera e dytë që një gjykatë evropiane refuzon një kërkesë ekstradimi në rastin e Savulescus, nënvizoi ai në njoftimin për shtyp.

 

“Gjykata e Apelit në Syros vendosi në favor të zotit Savulescu, duke vendosur se Rumania nuk kishte fuqinë për të detyruar ekstradimin e tij nga Greqia dhe urdhëroi tërheqjen e menjëhershme të urdhër-arrestit nga Rumania”, thuhet në njoftim.

Biznesmeni Dragoș Savulescu u arrestua më 9 gusht 2021 në ishullin grek të Mykonos, pasi gruaja e tij, modelja shqiptare Angela Martini dhe një shoqe e çiftit, Marica Pellegrinelli (ish-gruaja e Eros Ramazzottit) postuan fotografi dhe video në InstaStory në të cilat ata treguan se Savulescu ishte larguar nga Italia dhe ishte me pushime në Greqi./Insajderi.com