Emisioni i dashurisë “Për’puthen” tani ka nisur sezonin e tretë, ku dhe është bërë prezantimi i djemve dhe vajzave.
Ky edicion është befasi pasi që ka më shumë konkurrent nga Kosova se sa viteve të kaluara.
Eduard Kuqi është njëri nga konkurrentët me prejardhje nga Kosova e që disa vite jeton në Zvicër.
Por, ai nuk është krejtësisht emër i panjohur, pasi gjatë vitit 2019 ai kishte vendosur t’i futej muzikës dhe në një intervistë për “T7” kishte treguar për planet e tij.
Eduarti ishte pjesë e On Records sa ishte edhe reperi nga Gjilani, Fero.
Ai kishte thënë së Feron e çmon shumë dhe do të dëshironte që të arrinte në pozicionin e tij.
Ndërsa i pyetur sa i përket disave ai kishte thënë që një gjë të tillë nuk e pëlqen.
Tash nuk dihet nëse dyshja kanë raporte të mira por siç duket djali në fjalë nuk ka hyrë edhe krejt rastësisht në program./Insajderi.com