Drama e re në Për’puthen: Argjendi nga Kosova i fejuar?

Drama e re në Për’puthen: Argjendi nga Kosova i fejuar?

Argjend Rraci është djali nga Kosova protagonist në emisionin e dashurisë, “Për’puthen” në këtë sezone të tretë.

Ai qysh në fillimet e para ka marrë famë të madhe dhe është njeri nga djemtë më të pëlqyer nga vajzat.

Nuk është hera e parë që konkurrentëve iu nxjerrën ‘sekretet’ të cilët mbase mund të jenë edhe të martuar.

Sonte, një postim i Argjendit ra në sy ku teksa bëri një video në veturë, shihet se ka një unazë në gishtin e fejesës, ndërsa në emision nuk paraqitet me të.

Pas kësaj fansat e tij filluan të aludonin që ai mund të jetë i martuar dhe për këtë është në dijeni emisioni, pasi që raste të njëjta ka pasur edhe më parë.

Se si qëndron e vërteta e kësaj, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim./Insajderi.com