Para pak ditësh në sheshin “Skendërbej” në Tiranë, u zhvillua një ndeshje e sportit “Muay Thai”.
Pjesë kryesore e programit ishte meçi në mes të Ervis Bicit dhe Abdul Kassim.
Befasia e kësaj natë ishte së të ftuar ishin Noizy, Meriton Mjekiqi dhe Dafina Zeqiri.
Siç edhe pritej incidentet nuk munguan në këtë vend, teksa Noizy po përformonte një person tentoi të “sulmonte” atë, duke dashur të hy në skenë.
Në videon e publikuar në rrjete sociale nga Dardania , shihet teksa një anëtar i sigurimit e godet personin që tentoi të futet në skenë.
Ishte sigurimi i reperit, të cilët e goditën atë duke mos e lejuar të futej në skenë e që më pas u shoqërua nga Policia e Shqipërisë.