Ish-konkurrent e emisionit ’Për’puthen” kanë vazhduar që ta mbajnë vëmendjen e publikut edhe pas daljes nga aty.
Së fundi në emisionin “Jashtë Loje” në Top News, Mevlani pranoi se është penduar për zgjedhjet që ka bërë gjatë pjesëmarrjes në Për’Puthen.
Mevlani nuk dha më shumë detaje, por kujtojmë se vendimet e tij kanë qenë mes Antonelës dhe Ledianës.
Nga ana tjetër, Antonela zbuloi se është penduar “për mërzitjet e herëpashershme në program”.
“ E kam shijuar shumë, por duhet ta shijoja edhe më shumë”, tha Antonela.
Ajo më tej tha se do të kishte ekzagjeruar më shumë situatën, pra e gjithë kjo lë shumë për të nënkuptuar se për çfarë ishte fjala.
Në anën tjetër, në media është duke qarkulluar lajmi së Mevlani dhe Antonela janë bashkë, kjo pasi vëllai i tij ka postuar një fotografi të dyshes ku shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin./Insajderi.com