Të gjithë sytë ishin drejtuar tek Dua Lipa teksa hapi iHeartRadio Music Festival e veshur me një triko ngjyrë vjollcë dhe të zezë, ndërsa shfaqte lëvizjet e saj seksi të vallëzimit të premten mbrëma në Las Vegas.
Ndërsa ajo interpretonte disa nga hitet e saj më të mëdha, përfshirë “Love Again”, këngëtarja shqiptaro-britanike e muzikës pop, 26-vjeçare, shkëlqente në pamjen e saj elegante, e cila përfshinte një kostum me vija me xixa në pjesën e përparme që përputheshin me bizhuteritë e saj argjendi.
Fituesja e trefishtë e Çmimeve “Grammy” dukej shumë joshëse me veshjen e saj të errët, ndërsa i kishte kapur flokët e saj bisht, shkruan DailyMail.
Ajo u shoqërua nga një numër i madh valltarësh rezervë me trupa të argjendtë metalikë, të cilët pasqyronin çdo lëvizje të Lipës, ndërsa ajo interpretonte këngën e saj “New Rules”, dhe disa nga hitet e albumit të saj më të fundit, “Future Nostalgia”.
Në një moment, ndërsa admironte turmën, ajo bërtit duke thënë: “Vegas, kjo është e mahnitshme”.
“Kjo është hera ime e parë që kthehem në skenë që nga viti 2020, kështu që ka kaluar shumë kohë. Shpresoj që ju të kaloni mirë”, vazhdoi Lipa./Insajderi.com