Një debat i ashpër mes konkurrenteve të ‘Për’puthen’ ka ndodhur sot, ku tonet kanë qenë tejet të ngritura mes Adës dhe Mikelës.
Gjatë debatit mes Brunos dhe Mikelës, kjo e fundit është përplasur me Adën, derisa u desh që Bruno të hynte në mes të vajzave që t’i ndajë.
“Tani ta nxjerr unë jashtë apo ndonjë, se kjo injorante kështu, moj ti sje askush”, i ka thënë Ada, Mikelës.
Mikela në mes të emisionit i tha “kush je ti që injoron e kthen kurrizin, hello ja ku jam”.
Në këtë moment Ada i është kthyer: “Qepe llapën dhe rri urtë aty se un të ngrej në ajër, të kap prej flokësh dhe të nxjerr jashtë”.
Situata e tensionuar në mes vajzave ka vazhduar edhe më vonë por që ka përfunduar pa ndonjë përplasje fizike.
Mikela: Do ti mbushësh mendjen publikut se nuk jam kështu, që jam më shumë.
Ada: Nuk dua të të flas fare.
Mikela: Je injorante fare.
Ada: Je ti injorante.
Mikela: Ke ardhur këtu, debate me njerëzit. Idiote fare, o zot i madh.
Ada: Ta nxjerr unë jashtë apo…
Mikela: Mos më kthe mua kurrizin.
Ada: Po nuk je askush.
Mikela: Qepe se do të të kap për lesh koke.
Ada: Mos më trego mua lesht e kokës se jam e vogël po të ngre në ajër.
Bruno: Jeni femra, rrini urtë./Insajderi.com