Kanë mbetur edhe pak javë pas startimit të “Big Brother Vip Albania” pas ndërprerjes 4-vjeçare të programit.
Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, do zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët.
Dy konkurrentët e para janë prezantuar në faqe, por që nuk është bërë e ditur se kush janë pasi nga videot shihen shumë pak.
Teksa asnjë emër nuk është konfirmuar zyrtarisht, së fundmi një tjetër personazh po përflitet se do jetë pjesë e formatit.
Bëhet fjalë për aktoren shqiptare Arjola Demiri e cila u bë e njohur më rolin e saj në ’O sa mirë”.
Miq të afërt të saj, të cilët ishin të pranishëm në ditëlindjen e Arjolës dy ditë më parë, i kanë thanë “Vip-magazine.al” se Arjola Demiri do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.
Një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende, por një gjë dihet së aty do të jenë emrat më të përfolur./Insajderi.com