Genta Ismajli po pret binjakë

Genta Ismajli po pret binjakë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka disa muaj që  ndodhet në pritjen e ëmbël.

Ajo dhe partneri i saj, Huseyin Usta, do të bëhen prindër për herë të parë.

E teksa e shijon procesin e shtatzënisë, Genta ka qenë e kujdesshme që ta mbajë sa më larg syrit të mediave këtë periudhë, duke mos pohuar e as mohuar lajmet që qarkullonin për të.

Mirëpo, tashmë është zbuluar se këngëtarja nga Gjilani është në pritje të dy foshnjave, gjinia e të cilëve është një vajzë dhe tjetri djalë.

Siç mëson edhe “Prive” ata shumë shpejt pritet që të organizojnë një festë ‘baby shower’.

Në anën tjetër, Genta ka kohë të gjatë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Kënga e saj e fundit është bashkëpunimi me reperin, Fero./Insajderi.com