Ish-konkurrentja, Tea Trifoni ka arritur që ta mbajë vëmendjen e publikut edhe pas daljes nga emisioni.
Teksa në emisionin “Goca dhe Gra” po flitej për emisionin e dashurisë, “Për’puthen”, Tea Trifoni zbuloi nëse ishte bërë pishman që është bërë pjesë e saj.
“Nuk jam bërë pishman që jam bërë pjesë e programit dhe ato që kam bërë atje. Por për ato gjëra që di tani, do kisha bërë gjëra shumë ndryshe”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.
Ajo tha nëse do të kthehej prapë nuk do të qëndronte aq e urtë dhe nuk do të binte pre e presionit.
Ndërsa e pyetur me djemtë e rinj konkurrentë të këtij sezoni të tretë, Trifoni u shpreh se i pëlqenin dy në fillim, por që ndryshoi mendim më pas.
Pas kësaj ajo deklaroi që është një me mjekër, derisa Boza Zemani i tha “ të tillë kemi shumë”./Insajderi.com