Reperi nga Drenica, Don Xhoni është njëri ndër artistët më të njohur të skenës shqiptare.
Ai për një kohë shumë të shkurtër ka arritur që të ndjekës nga mbi 657 mijë persona, por së fundi ai në një postim në Instagram ka dhënë një shembull jo të mirë për tu ndjekur nga fansat e tij.
Ai ka publikuar një fotografi teksa shihet në një vend të mbushur me bimë narkotike apo siç njihen ndryshe edhe si “shtëpi të barit”.
Në videon e publikuar shihet reperi i rrethuar nga bimët narkotike në një vend të mbyllur, ku mundësohet kultivimi i këtyre bimëve.
Ndërsa, faqja e njohur në rrjetin social “Instagram” – ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar edhe një fotografi të reperit, i cili pas disa minutave e ka fshirë.
Reperi nga Drenica shumë herë është ‘sulmuar’ edhe për fjalorin banal që e përdorë në tekstet e tij.
Ai po ashtu ka qenë i përfshirë në disa zënka më emra të njohur të estradës, e i fundit ishte konflikti me reperin, Finem./Insajderi.com