Këngëtari i njohur, Bardhi ka arritur që për një kohë të shkurtë të bëhet njëri nga emrat më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare.
Ai siç duket nuk e ka ndërmend të ndalët pasi që tashmë ka gati këngën e tij më të re.
Përmes një postimi në Instagram Bardhi ka treguar se të mërkurën do të publikohet kënga e katër nga albumi i tij, i cili është paralajmëruar që do të lansohet që një kohë të gjatë.
Kënga e cila titullohet “ Sa mire po dokesh” do të publikohet në orën 14:00, e cila po vjen në bashkëpunim me Eaz dhe Xen.
“ Sot do të ju prezantojë këngën e katër të albumit, e cila lansohet të mërkurën në orën 14:00. Faleminderit shqipet e Zvicrës që keni qenë pjesë e albumit tonë”, ka shkruar Bardhi në Instagram.
Projekti i fundit i Bardhit është “A je”, i lansuar tri javë më parë. Kënga deri më tani numëron afro 5 milionë klikime në platformën ‘Youtube’./Insajderi.com